Zbulohet shkalla e dëmtimit të Jamal Musiala, do të mungojë për …
Dëmtimi i rëndë i Jamal Musiala ka tronditur tifozët e futbollit në gjithë botën.
Talenti i Bayern Munich theu këmbën në çerekfinalen ndaj PSG, një lëndim që pritet ta lë për disa kohë jashtë fushave të lojës. Nga diagnoza fillestare, rezulton që Musiala ka pësuar dëmtim të ligamenteve dhe frakturë të fibulës, teksa parashikohet një mungesë prej 4 deri në 5 muaj. Me një mungesë prej katër deri në pesë muajsh, viti futbollistik 2025 do të mbaronte vërtet për Musialën.
Por lëndimi duket më i rëndë, me tifozët që shpresojnë të talenti gjerman të mos humbas të gjithë sezonin e ardhshëm, ndërsa të jetë prezent edhe në Botërorin e ardhshëm. Megjithatë, mbetet për t’u parë se çfarë do të zbulojnë ekzaminimet që do kryhen në Mynih.
Mungesa e 22-vjeçarit është një goditje e rëndë për trajnerin Kompany. I njohur për driblimet, pasimet dhe golat, Musiala ka luajtur një rol të rëndësishëm te Bayerni në sezonin që sapo u mbyll për ta. Musiala do humbasë fillimin e sezonit 2025-26 të Bundesligës, si dhe ndeshje kyçe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
View this post on Instagram