Vllaznia ëndërron Europën, Kastrioti ndez garën e mbijetesës


Kastrioti mposhti Egnatian në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0 në takimin e javës së 33 të kampionatit.Tri pikët janë të rëndësishme për krutanët, ndërsa kanë ngelur dhe tri javë nga përfundimi i kampionatit. Kastrioti shkon në kuotën e 35 pikëve, ndërsa është larg nga vendi i tretë 4 pikë. Takimi u vendos nga goli i Grecës në minutën e 80’, ndërsa nga minuta e 24, rrogozhinasit luajtën me 10 lojtarë pasi Malota u ndëshkua me karton të kuq.

Vllaznia fitoi minimalisht kundër Teutës në “Loro Boriçi”.Për kuqeblutë realizoi Çoba në minutën e nëntë të lojës. Shkodranët shkojnë në kuotën e 46 pikëve në vend të katërt në renditje, 3 më pak se sa rrogozhinasit, me të dyja ekipet që luftojnë për Europën. Kukësi mundi në shtëpi Laçin me rezultatin 3-0 dhe i largohet zonës së ftohtë.
Për verilindorët realizoi Ndreca në të 59, si edhe Barbosa në të 89 dhe 92. Për Kukësin, kjo është fitorja e katërt sezonale kundër Laçit
Erzeni u mund në stadiumin “Niko Dovana” 2-1 nga Bylisi. Golat u shënuan në pjesën e dytë të lojës.
Në të 59 ‘, Kaçorri kaloi ballshiotët në avantazh.
Në të 80’, Alan nga goditja e dënimit barazoi rezultatin. Pesë minuta më pas, Kaçorri shënoi golin e fitores për miqtë. Fitorja ka rëndësi për Bylisin që lufton për mbijetesë, ndërsa gjendet në vend të parafundit me 36 pikë. Ballshiotët u rikthyen te suksesi pas 3 humbjeve radhazi.
Kjo është ndeshja e shtatë radhazi që shijakasit nuk fitojnë në kampionat.