VIDEO/ Prezantim shqiptar i Ardian Ismajlit te Torino

Me shqiponjën që simbolizon prejardhjen dhe simbolin me duar të shqiponjës dykrenare, Ardian Ismajli është prezantuar zyrtarisht si futbollist  i Torinos.

28-vjeçari ka firmosur kontratë 2-vjeçare me opsion për një të tretë.

L’aquila è in città 🦅

L’aquila è in città 🦅

Posted by Torino Football Club on Tuesday, July 8, 2025

 

 

 

“Klubi i Futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e lojtarit Ardian Ismajli , i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027, me një opsion për sezonin e ardhshëm.

Ismajli lindi në Majancë të Kosovës, më 30 shtator 1996. Pasi u zhvillua si futbollist në ekipet e të rinjve të 2 Korriku, ai u transferua te Hajduk Split në vitin 2016, ku debutoi si profesionist më 14 maj 2016, kundër NK Zagreb. Ai luajti 93 ndeshje për klubin kroat, duke shënuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste, dhe gjithashtu mori pjesë në kualifikueset e Europa League. Në shtator 2020, ai u transferua në Itali për të luajtur për Spezian. Ai bëri 21 paraqitje për klubin ligurian, duke shënuar një gol dhe duke dhënë dy asiste. Vitin pasardhës, ai u transferua te Empoli, një klub me të cilin luajti katër sezonet e fundit, duke bërë 106 paraqitje në ligë dhe Kupën e Italisë.
Ai, i cili veshi fanellat e Kosovës dhe të Shqipërisë në ekipet kombëtare të të rinjve, bëri gjithashtu 45 paraqitje dhe shënoi 3 gola me ekipin kombëtar të Shqipërisë.

I gjithë Klubi i Futbollit Torino e mirëpret ngrohtësisht Ardian Ismajlin: fat të mbarë dhe Forza Toro!” shkruhet në njoftimin e klubit.