Vdekja e Diogo Jota, Liverpool bën veprimin që të gjithë e prisnin

Liverpooli ka njoftuar se fanella me numrin 20 është tërhequr zyrtarisht nga përdorimi në nder të Diogo Jotas.

Futbollisti portugez konsiderohej një lojtar i rëndësishëm për klubin, duke fituar tituj të mëdhenj si Premier League dhe FA Cup.

“Numri 20 do të përjetësohet me meritë për kontributet e tij në triumfin e titullit të Liverpoolit në sezonin 2024-25 – i 20-ti i klubit me golin e tij karakteristik që vulosi fitoren në derbin e Merseyside të prillit, golin e fundit dhe prekës të jetës së tij.” shkruhet në reagimin e klubit.