Trazirat në derbi, dënohen skuadrat e kryeqytetit, ja sa është gjoba që do paguaj
Ditën e Sotme Komisioni i Disiplinës ka vendosur të dënojë KF Tirana, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 64/2, 65/2, 65/3/a, 65/3/c, 65/3/f dhe 65/4/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Dënim edhe për klubin e kuq, ku Partizani duhet të të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve. Gjithashtu, Zyrtari i KF Partizani, Ervin Hajdari, për provokim të publiku dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Vendimet hynë në fuqi menjëherë.