“Transferimi i shekullit”! Mbappé, tashmë burim i tensioni të madh te Real Madridi…

Është bërë një sekret i hapur. Në fund të kontratës së tij me Paris Saint-Germain në qershor, Kylian Mbappé i njoftoi presidentit të tij Nasser Al-Khelaïfi në fillim të vitit 2024, se ai nuk do ta zgjaste aventurën e tij më në Francë.

E nëse ende nuk është bërë i ditur destinacioni i tij i radhës, gjithçka sugjeron se ai do t’i bashkohet Real Madridit, klubit të tij të preferuar. Por që nga këto njoftime në shtyp, asnjë zyrtarizim nuk ka ndodhur nga asnjëra palë.

Dhe asnjë nuk duhet të ndodhë, veçanërisht nëse parizianët dhe madrilenët duhet të takohen në finalen e Champions League, më 1 qershor. Mjaft për të krijuar disa trazira të brendshme në Shtëpinë e Bardhë.

Siç zbuloi  media ‘Relevo’ këtë të martë, ardhja e tij në Madrid tashmë do të ishte burim tensionesh, veçanërisht në datën e shpalljes. Nëse Paris Saint-Germain eliminohet këtë mbrëmje në C1, atëhere gjithçka mund të përshpejtohet në procesin e shpalljes për publikun e gjerë. Nëse njerëzit e Luis Enrique vazhdojnë, kjo do të shtyhet.

Por, nëse Real Madrid arrin në finale kundër klubit francez dhe ‘Merengue’ dalin në krye, dhoma e zhveshjes është e qartë: ata së pari, duan të jenë në gjendje ta festojnë suksesin, sepse asnjëri prej tyre nuk ka ndërmend të dorëzohet përpara datës 2 qershor, pas finales së Champions League.

Prandaj, koha do të jetë e ngushtë dhe Florentino Perez do të ketë detyrën e vështirë për t’u lënë hapësirë ​​të gjithëve, për të shkaktuar përfundimisht atë që media e përshkruajnë si “transferimi i shekullit”.