Tjetër eksod nga Dinamo, mesfushori firmos në Izrael

 

Merkato e kësaj vere po shndërrohet në eksod për Dinamon. Lojtari i radhës që largohet nga klubi kryeqytetas është mesfushori me tipare mbrojtësi, Erisildo Smaçi.

Ai ka firmosur në Izrael, duke hedhur kështu një hap të radhës në karrierën e tij. Nga sezoni i ri ai do të jetë pjesë e Bnei Yehuda Tel Aviv, ekip që militon në divizionin e dytë izraelit.

Për 26-vjecarin kjo do jetë eksperienca e parë jashtë vendit, teksa në vendin tonë është aktivizuar edhe me Apoloninë e Laçin.

Pas prezantimit, lojtari është bashkuar me skuadrën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.