Skandal në Europianin e Mundjes, zv/presidenti i Federatës Botërore sulmon kampionin kuqezi Valiev: Tradhtar!
Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.
Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar.
Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë.
Valiev mposhti rusin Zaurbek Sidakov me shifrat 4-2.
View this post on Instagram