Sistemi VAR prish festën e rekordmenit më të ri të Champions League
Francesco Camarda ka bërë debutimin në Champions League , duke u bërë lojtari italian më i ri që luan në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet europiane.
Sulmuesi aktivizohet në Champions në moshën 16-vjeç e 226 ditë. Jo vetëm kaq, por ai do të ishte i shtati më i ri në të gjithë historinë e kompeticionit. Madje, për pak centimetra, ai mund të vendoste tjetër rekord, por VAR prishi festën e golit.
Rekordi mbahej nga Moise Kean, i cili debutoi me Juventusin në moshën 16 vjeç e 267 ditë.
Camarda ishte debutuesi më i ri në Serie A, një rekord që daton në 25 nëntor kur ai hyri në “San Siro” në moshën vetëm 15 vjeç, 8 muaj dhe 15 ditë.