Shumë zhurmë për asgjë! Derbi i kryeqytetit që bëri lëmsh opinionin sportiv nuk emocionon askënd

Zhvendosja e derbit të kryeqytetit në stadiumin Flamurtari të Vlorës solli  pakënaqësi dhe diskutime të shumta në botën e futbollit.

Një 90 minutësh që i përket Tiranës të luhet në qytetin bregdetar shihej si tepër absurd. Por duket se kjo zhurmë trembi golat.

Barazim 0-0 mes dy skuadrave që tentuan jo pak portën, por koordinatat ishin shumë larg asaj që pritej.

Dy traversa janë shumë pak për një derbi të këtij lloji, duke zhgënjyer edhe ato pak tifozë që përpos 90 minutëshit zgjodhën edhe Vlorën si destinacion të fundjavës.

Praktikisht shumë zhurmë për asgjë, pasi kjo pikë nuk ndihmon aspak skuadrat në arritjen e objektivave të vendosur këtë sezon.