Ronaldo mungon në ceremoninë mortore të Diogo Jota, zbulohen arsyet
Në ceremoninë e varrimit të Diogo Jotës dhe vëllait të tij morën pjesë shumë yje të futbollit – nga Liverpooli dhe kombëtarja portugeze – si dhe shumë të tjerë.
Megjithatë, Portugalia është tronditur nga mungesa e kapitenit të saj, Cristiano Ronaldo, i cili nuk udhëtoi për në Portugali për të marrë pjesë në këtë ceremoni mortore, shkruan “Gazeta Express”.
Arsyet e mungesës nuk dihen ende zyrtarisht, por Portugalia është e shqetësuar nga raportet nga Spanja.
Sipas gazetës “Ultima Hora”, Cristiano Ronaldo është parë me pushime në ishull, me jahtin e tij prej 5.5 milionë paundësh.
Ronaldo është një vizitor i rregullt në Mallorca gjatë verës, zakonisht duke u çlodhur me familjen e tij në vila luksoze ose në jahtin e tij personal. Megjithatë, këtë vit, prania e tij në ishull është shoqëruar me emocione të shtuara për shkak të mungesës së tij në funeralin e bashkatdhetarit të tij, Diogo Jota.
Federata Portugeze e Futbollit konfirmoi se Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit në Gondomar, ndërsa vetë lojtari kishte shprehur ngushëllimet e tij publike në rrjetet sociale, duke e quajtur humbjen e Jotës dhe vëllait të tij “të pakuptimtë” dhe “të dhimbshme”.