Dëmtimi hidhet pas krahëve nga Rey Manaj. Sulmuesi ka shënuar për Sivasspor ndaj Hatayspor.
Lushnjari tundi rrjetën e kundërshtarëve në minutën e 43-të, duke realizuar një gol fantastike, ndërsa i dha avantazhin 1-0. 27-vjeçari rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme nga dëmtimi.
Ky është një lajm i mirë edhe për trajnerin Sylvinho dhe stafin e Kombëtares shqiptare, pasi Manaj kthehet i gatshëm dhe pritet të jetë i grumbulluar për sfidat e nëntorit. Ky ishte goli i dytë sezonal për Manaj.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ