POTTER DREJT SHKARKIMIT, CHELSEA KERKON MAURICIO POCHETTINO

Graham Potter gjithnjë e më afër shkarkimit nga Chelsea. Tekniku 47-vjeçar mori drejtimin në ‘Stamford Bridge’ vetëm në muajin shtator, por sezoni negativ i “Bluve të Londrës” mund t’i kushtojë shtrenjtë. Vendi i 10-të në kampionat pas 17 javësh dhe eliminimi nga të dy Kupat vendore, EFL Cup dhe FA Cup kanë lëkundur pozitat e ish-trajneri të Brighton. Në horizont ka dal emri i ishi të Premier League angleze.

Mauricio Pochettino gjendet në krye të dëshirave të Chelsea, me teknikun argjentinas që kërkon të rikthehet në Londër, por këtë herë në pjesën tjetër të kryeqytetit anglez. Pas eksperiencës me Tottenham, Pochettino është gati për një aventurë të re dhe ky është shkaku që presidenca e Chelsea e synon. Njohja mjaft e mirë e kampionatit më të fortë në Botë e shndërron 50-vjeçarin në profilin ideal për pankinën e “bluve”. Vendimtare do të jetë sfida ndaj Fulham për fatin e Potter, i cili në 7 duelet e fundit në pankinë, Chelsea ka koleksionuar 1 fitore, 1 barazim dhe plot 5 humbje.