Panik te klubi i Serie A, trajneri përfundon në spital para seancës stërvitore
Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka shkaktuar shqetësim mes tifozëve të klubit kryeqytetas pas një vizite të papritur mjekësore në kliniken “Villa Mafalda” në Romë, vetëm pak kohë pas rikthimit në stolin e Biancocelestëve.
Sarri, i cili ishte planifikuar të drejtonte sot stërvitjen e parë parasezonale në qendrën e Formellos, nuk ishte prezent në orët e para të mëngjesit, duke nxitur spekulime për një përkeqësim të mundshëm të gjendjes së tij shëndetësore. Për këtë arsye, ai iu nënshtrua kontrolleve të plota mjekësore
Vizita në klinikë vjen në një moment delikat për klubin, i cili po përgatitet për sezonin 2025/26 pas një viti të vështirë. Sarri, i rikthyer me mjaft bujë, ka një mision të qartë: ta rikthejë Lazion në nivelet e larta të Serie A dhe të garave europiane.