Nuk ishte gomat! Hetimet nxjerrin të tjera pista për aksidentin e Diogo Jota

Aksidenti tragjik i Diogo Jota dhe vëllait të tij ka ngritur në këmbë të gjithë opinionin sportiv dhe jo vetëm.

Hetimet paraprake të Guardia Civile sugjerojnë se makina humbi kontrollin gjatë një manovre parakalimi, pas shpërthimit të një gome. Automjeti u përplas dhe më pas u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën të dy pasagjerëve në vendngjarje. Pamjet e publikuara nga mediat spanjolle tregojnë përmasat e rënda të përplasjes dhe dëmtimet e mëdha të makinës luksoze.

Një aspekt që po hetohet me kujdes lidhet me sistemin piroteknik të sigurisë të Lamborghini Huracán – një mekanizëm që në rast përmbysjeje përdor bulona eksplozivë për të aktivizuar hapjen automatike të dyerve dhe për të mundësuar daljen e pasagjerëve. Deri tani, nuk është konfirmuar nëse ky sistem u aktivizua siç duhet në momentin kritik apo jo.

Në rast se një defekt teknik në këtë sistem rezulton se ka ndikuar në fatalitetin e aksidentit, autoritetet evropiane mund të rishikojnë rregulloret ekzistuese për testimet e sigurisë në automjetet sportive dhe luksoze.