Nuk i shënoi dot Real Madridit, Erling Haland bën biznes në fushë me flokët
Erling Haland ka shtuar portofolat e tij të biznesit, pasi u bë një investitor i ri në kompaninë e tij të preferuar norvegjeze të lidhëseve të flokëve, të cilën ai e përdor për të mbajtur flokët e tij të pacenuar gjatë ndeshjeve.
Sulmuesi i Mançester Sitit është po aq i njohur për flokët e tij të arta, aq edhe për golat e tij të pabesueshëm dhe tani norvegjezi dëshiron të përfitojë nga pamja e tij tipike e një vikingu.
Kompania norvegjeze e aksesorëve të flokëve “Bon Dep” ka parë të ardhurat e tyre të rriten që kur Haland filloi të përdorte produktet e tyre për të mbledhur flokët e tij.
Tani ata kanë krijuar një partneritet me yllin më të madh sportiv të vendit.
Kujtojmë që Haaland nuk arriti dot ti shënonte asnjë gol Real Madridit në dy ndeshjet në Champions League me Manchester Cityn që u eliminua nga Real Madridi pas gjuajtjes së penalltive.