Nga Bellingham e Maldini te Jota dhe Maradona, lista me numrat “e zhdukur” nga futbolli

Gazeta spanjolle “Marca” ka publikuar së fundmi një artikull me listën e fanellave të pensionuara nga klube të ndryshme në mbarë botën, ku nuk mungojnë emra legjendarë dhe surpriza interesante.

Një nga rastet më të veçanta është ai i Jude Bellingham, i cili e ka fanellën e numrit 22 të pensionuar nga Birmingham City, edhe pse futbollisti është ende aktiv. Pas transferimit të tij te Borussia Dortmund në vitin 2020, klubi anglez vendosi ta ndalojë përdorimin e këtij numri me shpresën që Bellingham të kthehet një ditë në shtëpi.

Në listë përfshihen edhe emra ikonikë si:

  • Diego Maradona – Napoli (10), pensionuar në vitin 2000 në nder të legjendës së madhe.
  • Francesco Totti – Roma (10)
  • Paolo Maldini – Milan (3)
  • Franco Baresi – Milan (6)
  • Javier Zanetti – Inter (4)
  • Raul Gonzalez – Schalke (7)
  • Emiliano Sala – Nantes (9), fanella e tij u pensionua pas tragjedisë në aksidentin ajror në 2019.
  • Davide Astori – Fiorentina (13)
  • Johan Cruyff – Ajax (14), i cili ka edhe stadiumin e klubit të riemëruar në nder të tij.
  • Bobby Moore – West Ham (6)
  • Roberto Baggio – Brescia (10)
  • Franz Beckenbauer – Bayern Munich (5), pensionuar pas vdekjes së tij në janar 2024.
  • Marc-Vivien Foe – Manchester City (23)
  • Federico Vilar – Atlante (3)
  • Jorge ‘Magic’ Gonzalez – FAS (10)

Fanella e fundit që iu tërhoq nga qarkullimi është ajo e Liverpoolit me numër 20, në nder të Diogo Jota-s, i cili vdiq tragjikisht në një aksident trafiku.

Lista e fanellave të pensionuara përmbledh një histori të pasur të futbollit, duke nderuar legjendat që kanë shënjuar epoka dhe duke ruajtur trashëgiminë e tyre për brezat e ardhshëm.

Lista e plotë e fanellave të pensionuara:

  • Diogo Jota – Liverpool (20)
  • Diego Maradona – Napoli (10)
  • Franco Baresi – Milan (6)
  • Paolo Maldini – Milan (3)
  • Javier Zanetti – Inter (4)
  • Raul Gonzalez – Schalke (7)
  • Romario – Vasco De Gama (11)
  • Emiliano Sala – Nantes (9)
  • Davide Astori – Fiorentina (13)
  • Johan Cruyff – Ajax (14)
  • Bobby Moore – West Ham (6)
  • Roberto Baggio – Brescia (10)
  • Franz Beckenbauer – Bayern Munich (5)
  • Marc-Vivien Foe – Manchester City (23)
  • Jude Bellingham – Birmingham (22)
  • Federico Vilar – Atlante (3)
  • Jorge ‘Magic’ Gonzalez – FAS (10)