NAPOLI GATI TE PRENOTOJE OUNAHI
Napoli nis të mendojë për të ardhmen. Italianët po punojnë fort për të bindur mesfushorin maroken, Ounahi për ta vënë në urdhërat e trajnerit Spalleti. Por qëllimi i Cristiano Giuntoli dhe bashkëpunëtorë të tij është që zbulimi i Botërorit të Katarit të firmos me ta në merkaton e verës dhe jo që në janar. Napoli kërkon që të bllokojë 22-vjeçarin për t’ia hequr nga duart kundërshtarëve. Një punë e ngjashme me atë të një viti më parë me Oliveira, portugezin që u prenotua nga Napoli tek Porto.
Ende nuk dihet se sa është shuma që ofrojnë jugorët, gjithsesi, Angers nuk pranon më pak se 40 milionë euro për ta lënë të lirë. Për lojtarin ka një interes të fortë edhe nga klube të tjera, kryesisht nga Premier League angleze. Leeds United e ka bërë tashmë hapin e parë, duke dhënë ofertë prej 26 milionë euro, teksa në gjurmët e tij ndodhen edhe klube si Leicester United dhe Tottenham Hotspur. “Gjelat” e synojnë që në merkaton e këtij janari. Një mesfushor polivalent në fushën e lojës, i cili e njeh mirë edhe portën. Në 46 përballje, Ounahi ka shënuar 2 gola për Angers, teksa në karrierën e tij 4-vjeçare ka realizuar në total 12 gola.