Zyrtarizohet gjithçka! Luka Modric mesazh tifozëve: Sfida të mëdha më presin!
Luka Modriç është goditja e radhës e Igli Tares te Milani.
Pas 13 sezonesh te Real Madrid, mesfushori kroat do të vijojë karrierën në Serie A italiane. 39-vjeçari ndodhet në Milano prej mesditës së kësaj të hëne, ku pas testeve mjekësore do të mbërrijë edhe firma mbi kontratën 1-vjeçare me opsion edhe për një tjetër sezon.
Madje, Modriç ka dërguar edhe mesazhin e parë për tifozët kuqezi, video e shpërndarë në rrjetet sociale të klubit.
“Përshëndetje të gjithëve, sapo mbërrita në Milano. Shumë i lumtur që ndodhem këtu, për të vijuar një aventurë të re në karrierën time. Një përqafim i madh për të gjithë”, tha Modriç.
Modrić u rrit duke mbështetur Milanin sepse idhulli i tij dhe bashkëkombësi kroat Zvonimir Boban luajti për klubin në vitet 1990.
Futbollisti kroat ndihmoi Real Madrid të fitonte 28 tituj: gjashtë Champions League, gjashtë Kupa Bote për Klube, pesë Superkupa Evropiane, katër kampionate spanjolle, dy Kupa Mbreti dhe pesë Superkupa Spanjolle.
Marrëveshja mes palëve u bë para Kupës së Botës për Klube, me Modric që pas firmës do bashkohet në stërvitje me skuadrën dhe urdhërat e teknikut Masimiliano Alegri.
View this post on Instagram