Mbyllet kategoria Superiore klasike, Tirana mbetet jashtë Final Four!

Superliga shqiptare ul siparin me një sërë surprizash sa i përket rezultateve përfundimtare, ku padyshim , ajo që bie në sy është mbetja jashtë Final Four apo fazes finale të garës më të rendësishme për titull, Tiranës e cila edhe pse fitoi ndeshjen e fundit përballë kryesuesëve të Egnatias, u rendit në vendin e pestë, pas Skëndërbeut që u përballë me një Vllazni shumë bujare, që u mund nga korçarët si asnjëherë më pare, 5-1 brenda në “Loro Boriçi”.

Një llogari personale kjo për shkodranët që lan jashtë një rival të fortë si Tirana që në Final Four do t’i rivalizonte me ta edhe për titull por edhe për pjesëmarrjen në Europë. Ndërkohë fitorja e thellë e Partizanit 4-0 ndaj Erzenbit të rënë tashmë nga kategoria Superiore i dha mundësinë të jenë me pike të barabarta me Egnatian por në vendin e dytë, duke qenë tek dyshja e parë e ekipeve që do të kenë avantazhin edhe me barazimin kalojnë në finale e Final Four, kundërshtarët e tyre do të jen’ë Vllaznia dhe Skëndërbeu.

Fitorja e Teutës me Dinamon i lë ata në vendin e gjashtë dhe në të shtatin dinamovitët, të dyja jashtë garës për Europën pasi në rast të fitimit të Kuoës së Shqipërisë ngs Egnatia, në përballjen që ka me Kukësin, duke qenë se Egnatia mund të shkojë në Europë nga Final Four, skuadrs e rradhës që o të kalojë në raundin paraliminator të Conference League, do të jetë vendi i pestë që është Tirana dhe jo Skëndërbeu i cili mbetet ende i dënuar me 10 kualifikime në europë nga UEFA.

Ditën e hënë në mesditë do të hidhet edhe shorti i Final Four për 4 skuadrat e para Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skëndërbeu.