Marius Zena, talenti shqiptar që po mahnit Italinë

Marius Zena është futbollisti shqiptar i radhës që pritet të shkëlqejë në Itali.

I aftë për të luajtur në çdo pozicion të sulmit, 20-vjeçari dallohet për shpejtësinë e tij të veçantë dhe aftësinë për të përdorur me efektivitet të dyja këmbët, duke e bërë një lojtar të paparashikueshëm dhe të rrëzikshëm për kundërshtarët.

Zena, tashmë pjesë e klubit italian, Lascari-Cefalu është rritur dhe formuar në Akademinë e Tiranës që nga mosha 7-vjeçare, ku ka fituar trofe të shumtë në nivele të ndryshme të moshave.

Gjatë karrierës së tij rinore, ai ka luajtur për ekipe si Tirana U13, Dinamo U19 dhe Vora në Kategorinë e Parë, duke treguar potencial të madh në çdo hap të zhvillimit të tij

Performancat e tij të mira kanë tërhequr vëmendjen e menaxherëve italianë, të cilët e shohin si një talent premtues për të ardhmen. Jo më kot, kotrata e firmosur me skuadrën italiane të kryeqytetit zgjat deri në verën e vitit 2026.

Me karakteristikat e tij teknike dhe fizike, Marius Zena ka potencialin për të bërë hapin e madh në futbollin evropian.