Lojërat Olimpike të Parisit i kushtuan shtrenjtë qeverisë franceze

Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të vitit 2024 i kushtuan Francës pothuajse gjashtë miliardë euro, një pjesë e madhe e të cilave u ndanë për sigurinë e lojërave. 

Gjykata e Auditorëve vlerësoi kostot e ngjarjes në 2.77 miliardë euro, nga të cilat 1.4 miliardë u ndanë për sigurinë, ndërsa 3.19 miliardë euro iu dedikuan për infrastrukturën.

“Nuk ka asnjë çështje polemikash”, siguroi presidenti i parë i Gjykatës së Auditorëve, Pierre Moscovici, gjatë një konference për shtyp. Por na u desh të “vendosnim të vërtetën rreth çmimeve” shpejt, kryesisht për shkak të gjendjes aktuale të financave të Francës dhe për shkak të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore 2030.

Sa i përket Lojërave Olimpike dhe Paralimpike të Athinës 2004, sipas dokumentit zyrtar që iu transmetua Parlamentit tetë vite më vonë, kostoja arriti në 10 miliardë dollarë, ose 8.5 miliardë euro..