Pas tre javësh jashtë, Lionel Messi kthehet në fushë. Dhe Inter Miami e ka bërë të ditur këtë me një postim të publikuar në rrjetet sociale: “U rikthye”, është rikthyer, shkruan klubi i MLS-së, duke reklamuar ndeshjen e radhës ndaj Kolorado Rapids.
Ndeshja e fundit e kampionit argjentinas daton më 14 mars: një sukses 3-1 kundër Nashville në Champions League të Concacaf-it.
Në total, ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, humbi katër ndeshje me Inter Miami (përfshirë ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champuions League të Concacaf-it kundër Monterrey-t, të cilin e humbën 2-1).
Ai ka humbur edhe dy me Argjentinën, duke mos mundur për t’iu përgjigjur pozitivisht thirrjes së Lionel Scalonit. Megjithatë, tani do ta shohim përsëri Leo Messin.