Hajdutët nuk kursejnë kampionin e Botës dhe 3 herë ‘Topin e Artë’, zhduken 20 trofe dhe medalje

Ish-ylli i Juventusit dhe i kombëtares franceze, si dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka qenë viktimë e një vjedhjeje me thyerje në shtëpinë e tij pranë Marsejës.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, Platini u zgjua rreth orës 5:30 të mëngjesit pasi dëgjoi zhurma të dyshimta që vinin nga kopshti i shtëpisë së tij. Kur doli për të parë çfarë po ndodhte, ai pa një burrë të maskuar që po largohej me vrap.

Pas ngjarjes, Platini zbuloi se nga dhoma ku mbante trofetë dhe medaljet e karrierës së tij ishin zhdukur rreth njëzet objekte me vlerë të madhe sentimentale dhe historike, përfshirë edhe trofe personalë nga vitet e tij si futbollist. Dëmi material është ende duke u vlerësuar.

Zyra e prokurorit të Marsejës ka hapur një hetim për “vjedhje të rënduar”, ndërkohë që autoritetet kanë nisur ekzaminimin e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e provave nga vendngjarja.

Michel Platini, fitues i tre Topave të Artë (1983, 1984, 1985), është një nga figurat më të shquara të futbollit evropian dhe botëror. Vjedhja e trofeve të tij ka ngjallur reagime dhe solidaritet në botën e sportit, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.