Gjyqtari me duar të kryqëzuar në Botërorin e Klubeve, ja çfarë e shtyu dhe cilat janë pasojat

Episod i shëmtuar në ndeshjen e Botërorit të Klubeve mes Real Madrid dhe Pachuca.

Protagonist u bënë Rudiger dhe Gustavo Cabral, me këtë të fundit që duket se nuk kurseu ofendimet me bazë racore kundrejt mbrojtësi. Gjermani u shfaq tepër i zemëruar me këtë sjellje, teksa gjyqtari brazilian, Ramon Abel bëri gjestin e duarve të kryqëzuara, i cili aktivizon protokollin anti-racizëm në fushë. Hera e parë që ndodh një shenjë e tillë, duke lënë gjithçka të hapur për pasojat.

Sinjal që ka kaluar tashmë topin në anën e FIFA-s, që nga ana e saj ka nisur hetimet. Cabral rrezikon dënim të rëndë nëse vërtetohen ofendimet, pavarësisht se 39-vjeçari pranoi se fjalori i tij është keqinterpretuar prej Rudiger.

Argjentinasi shtoi se iu drejtuar gjermanit me fjalët “frikacak” në gjuhën spanjolle, frazë e ngjashme me një tjetër që lidhet me abuzim racist. Ky episod ndodhi në fund të sfidës që Real Madrid fitoi 3-1 kundër meksikanëve, që mund të përballen me probleme për duelin e radhës ndaj Al Hilal.