Futbolli në zi! Ndërron jetë ish-trajneri i Real Madrid

Zi në botën e futbollit.

Ish-trajneri i Real Madrid dhe kombëtares së Holandës, Leo Beenhakker ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Holandezi drejtoi klube si Feyenoord dhe Ajax Amsterdam, si dhe kombëtaret e Arabisë Saudite, Trinidad dhe Polonisë.

Me kombëtaren e Karaibeve të jugut, ai e kualifikoi për herë të parë në Kupën e Botës 2006, ndërsa ndihmoi Poloninë që të debutojë në Kampionatin Europian, atë të vitit 2008.

Ai udhëhoqi Ajax-in drejt titullit të Eredivisie në sezonet 1979-80 dhe 1989-90 përpara se të fitonte titullin holandez përsëri me Feyenoord në 1998-99. Periudha më e suksesshme e Beenhakker ishte në Madrid, ku ai fitoi tre tituj të La Ligas, një Kupë Mbreti dhe dy trofe Superkupa spanjolle.