Derbi nuk dhuron fitues, Partizani ndjek sërish Tiranën


Vetëm barazim në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Dy ekipet dhuruan emocione dhe spektaktël, por u kënaqen me një pikë pas baraspeshës 1-1. Da Silva kaloi Partizanin në avantazh, gjithsesi Tirana reagoi me anë të Deliut. Gol tepër me rëndësi për bardheblutë që qëndrojnë në kryesimin e Supetligës shqiptare. Tre javë nga fundi, Tirana numëron 60 pikë, ndjekur nga Partizani me dy më pak. Javën e ardhshme, Partizani pret Vllazninë, ndërsa Tirana sfidon Laçin në Kurbin.