DEMBELE, 28 SPRINTE NDAJ ATLETICOS

Barcelona fitoi në “Metropolitano”, ku nuk kishte shënuar asnjë gol që nga viti 2019 falë shumë faktorëve. Trajneri Çavi hodhi në fushë një skuadër tepër solide në mesin e fushës, duke rreshtuar 5 lojtarë dhe dhuruan një futboll spektakolar e tepër rezultativ. Pedri ishte ndër lojtarët kyç në lojën e katalanasve, teksa në krah, punën më të madhe e bëri francezi Dembele.

25-vjeçari ishte fenomenal në krahun e djathtë të sulmit, makineri e vërtetë për të goditur kundërshtarin dhe sjellë panik në mbrojtjen rivale. Dembele ishte ndër lojtarët dhe më të kërkuar në fushën e lojës, kjo për të shfrytëzuar edhe cilësitë dhe shpejtësinë marramendëse të ish-lojtarit të Borussia Dortmund.

Topi thuajse drejtohet gjithmonë drejt tij, diçka që e kërkojnë edhe statistikat. Dembele arriti të kryej rreth 28 sprinte ndaj Atleticos, shifra fantastike dhe që konfirmojnë se Dembélé nuk lodhet kurrë. Një virtyt i madh dhe tepër i nevojshme në futbollin e sotëm.