Chelsea kurorëzohet kampion Bote, hedh nokaut PSG-në
Një fund i papritur në finalen e madhe të vitit 2025!
Chelsea, nën drejtimin e Enzo Marescës, realizoi një nga fitoret më të bujshme të dekadës duke mposhtur bindshëm Paris Saint-Germain-in e Luis Enriques me rezultatin 3-0.
Ndonëse PSG kishte dominuar pjesën më të madhe të sezonit, finalja tregoi një realitet tjetër, ku anglezët ishin superiorë në çdo aspekt të lojës.
Heroi i mbrëmjes ishte pa dyshim Cole Palmer i cili shkëlqeu me dy gola dhe një asist, duke udhëhequr “Blutë” drejt një suksesi historik.
Pas triumfit në Ligën e Konferencës më herët këtë vit, Chelsea shton një tjetër trofe të rëndësishëm ndërkombëtar në vitrinën e klubit.