Bartomeu për ofendimet ndaj Messit: Mesazhet private janë pjesë e lirisë së shprehjes
Josep Maria Bartomeu ka thënë fjalën e tij për rastin e fyerjeve ndaj Lionel Messit në bisedat e ish-drejtuesve të Barcelonës në Ëhatsapp.
“Në lidhje me komentet për Messin, të cilat, mbaj mend, bazohen në mesazhe të bëra në sferën private, mund të them se ato janë pjesë e shprehjes së lirisë individuale të secilit, edhe nëse unë kam një mendim të ndryshëm. Në këtë kuptim e përsëris atë që e kam thënë publikisht në disa raste”, tha ai.
Fjalët e ish-numrit një të Blaugranas janë pjesë e një shënimi më të madh në të cilin ai pretendon se ai kurrë nuk ishte në dijeni të rrjedhjeve në lidhje me kontratën e Messit nga “Mossos d’Esquadra” në një raport mbi hetimin ‘Barçagate’, në të cilin ai shfaqet si i dyshuar. Hetimi, i cili ka vazhduar për gati tre vjet, ka të bëjë me përpjekjet e dyshuara për të ngritur një fushatë shpifjeje kundër anëtarëve dhe ish-anëtarëve të stafit të Blaugranas, në mbrojtje të imazhit të vetë Bartomeu dhe kuadrove drejtuese që e drejtonin.