Ausilio del hapur: I thamë Asllanit se është e drejtë të largohet nga Inter

Gjatë një deklarate për media në zonën e përzier të eventit të drejtorëve sportivë, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, foli hapur për lëvizjet e mundshme në merkato, duke komentuar veçanërisht situatën e Kristjan Asllanit. Në lidhje me mesfushorin shqiptar, Ausilio tha:

Ne i thamë atij se mendojmë se është e drejtë që ai të largohet.”

Kjo deklaratë nënkupton një hapje të qartë të klubit për largimin e Asllanit, ndoshta në formë huazimi ose shitjeje, për të gjetur më shumë hapësira loje.