Zef Preçi: Bordi i karburanteve duhet të ishte zhbërë
Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Bordin e Karburanteve eksperti i ekonomisë Zef Preçi e konsideron të paplotë pasi gjykata nuk ka mbajtur të njejtin qëndrim si me bordin e ushqimeve që e gjeti plotësisht antikushtetues ndërsa bordin e karburanteve e gjeti pjesërisht.
ZEF PREÇI- EKSPERT EKONOMIE:Është një vendim në drejtimin e duhur por i pamjaftueshëm. Do tishte më mirë që Gjykata Kushtetuese të shprehej në mënyre eksplicite si në rastin e parë për pabazueshmërinë kushtetuese të ndërtimit të mekanizmave të tillë ku shteti caktonte kur më mbjell çfarë më mbjell , ku me e shit dhe sa me e shit.
Sipas tij ligji për kaburantet nuk zbatohet, dhe qytetarët vuajnë çmimet e larta.
ZEF PREÇI- EKSPERT EKONOMIE:Vendimarrjet e këtij bordi janë vendimarrje në konflikt interesi sa i takon përfaqësimit në të. Ndërtimi i bordit është një mekanizëm përmes së cilët nëse janë tre aktorë qeveria, biznesi dhe konsumatori nuk ka përfshirë as autoritet të konkurencës as agjensi të tjera në këtë proces dhe viktima në këtë rast është konsumatori. Çmimet rriteshin në tregjet ndërkombëtare dhe kjo reflektohej menjëherë në tregun e brendshëm vazhdon të ekzistojë dhe fenomeni i kudnërt më ndërtimin e këtij bordi është simbolik dhe nuk ekziston fare as kur ka ulje drastike në tregjet e huaja dhe reflekton vetëm një ulje me disa qindarka në tregun e brendshëm.
Gjykata Kushtetuese nuk e ka shkrirë Bordin, por kanë shfuqizuar vetëm një nen të saj, në të cilën specifikon se ai nuk mund të shkrijë vetveten, por duhet të jetë qeveria që merr një vendim të tillë. Bordi i Karburanteve u krijua me akt normativ të qeverisë më 12 Mars 2022 për të mbajtur nën kontroll çmimet e karburanteve të ndikuara nga lufta në Ukrainë. Ai është një institucion që është krijuar në një situatë emergjente, e për rrjedhojë, theksohet se situatën e jashtëzakonshme, nuk mund ta përcaktojë Bordi, por duhet të jetë qeveria që vendosë.
BURIMI: KLAN NEWS
GAZETARE: ERMELINDA HOXHAJ