Urrej deputetët, votuan dyfishimin e pagës së tyre! Pensionisti i vetëm në protestë përballë kryeministrisë: Mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë!
Një i moshuar doli sot paradite (20 tetor 2023)në protestë para kryeministrisë për të kërkuar përmirësimin e jetesës së pensionistëve por dhe për të kërkuar bonusin që u takon.
Në dorë 80 vjeçari mban një pankartë ku shkruan:
Turp! Mos luaj me bonusin e pensionistëve!”
Ndërkohë në dorë mban një letër të cilën thotë se do ia dërgojë me postë kryeministrit Edi Rama.
“Bonusi u tha që do të jepej në mars para zgjedhjeve. Perimet janë rritur dy herë, për frutat nuk bëhet fjalë”
Edhe pse i vetëm vendosi të protestojë për vete dhe bashkëmoshatarët e tij, megjithëse është i vetëdijshëm se reagimi I tij nuk do të sjellë ndryshim.
“ Edi mos luaj me ditët e fundit të jetës tonë. Protestoj jo se do të sjell ndryshimin por të shpreh urrejtje ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e rrogës tonë”