Unaza e Tiranës, ARRSH: Hapet në prill aksi nga ish-dogana te Bulevardi i ri, në fund të 2024 përfundojnë të gjitha punimet

Unaza e madhe e Tiranës, do të përfundojë plotësisht brenda vitit 2024. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se në prill të vitit të ardhshëm do të dorëzohet loti i dytë nga ish-Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri.

Ky lot që kalon nga Paskuqani, sipas kryetarit të Bashkisë së Kamzës ka dhënë impkat në zhvillimin e zonës, duke shtuar numrin e banorëve dhe ka rritur vlerën e apartamenteve, ku çmimi për metër katror ka arritur 1000 euro.

Ndërsa për lotet e tjera 4-5-6 puna vijon, dhe aktualisht volumi i punimeve të ndërtimit ka arritur në 40%.

Gjatë inspektimit të punimeve në lotin e dytë ku po bëhet gati rruga për asfaltim, u tha se në vitin 2024, përveç unazës do dorëzohet Tuneli i Llogarasë dhe Tuneli i Murrizit.