Sot të gjithë shqiptarët anembanë botës festojnë, sot Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës. Këtë 28 Nëntor, për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve.
Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, për herë të parë në vendin tonë do të organizohet Parada e shqiptarëve. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore. Parada do të fillojë në orën 11:00.
Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”, aty ku do të bëhet ngritja ceremoniale e flamurit. Ndërkohë që presidenti, kryeministri, kryetarja e Kuvendit do të bëjnë ngritjen ceremoniale të flamurit në orën 10:00 në Vlorë.