Shkodër/ Gjendet i pajetë 52 vjeçari, dyshimet e para

Policia e Shkodrës bën me dije se një 52-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Vaun e Dejës.

Nuk dihen akoma shkaqet e ngjarjes së rëndë por dyshohet të jetë vetëvarur.

“Më datë 21.03.2023, rreth orës 12:05, në fshatin Shelqet, Vau i Dejës, në banesë, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëvarur shtetasi V. B., 52 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”,  njofton policia.