Reshjet e dëborës në juglindje, si paraqitet gjendja e rrugëve

Juglindja e vendit është mbuluar nga dëbora dhe mjegulla. Në lartësinë mbi 1000 m gjatë mbrëmjes të së dielës ka pasur reshje dëbore.

Trashësia e dëborës në Dardhë arrin në 6 cm, në Voskopojë dhe Qarr 4 cm.

Në zonat e përfshira është bërë pastrimi dhe kriposja dhe sipas informacioneve të gjitha akset kalohen pa zinxhirë, por me kujdes të shtuar kryesisht në zonën e Dardhës.

Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore për udhëtim në këto zona.

Ndërkohë mëngjesin e kësaj të hëne aksi nacional Pogradec Maliq është përfshirë nga mjegulla e dendur.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të reduktojnë shpejtësinë.