Rama inspekton punimet në tunelin e Murrizit: Kanë mbetur edhe 100 metrat e fundit
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një inspektim të punimeve në tunelin e Murrizit në rrugën e Arbrit. Ai shkruan se kanë mbetur edhe 100 metra të fundit ku duhet të kryhen punime për hapur më pas tunelin, por shtoi se për shkak të gjeologjisë problematike, puna po ecën me hapa të ngadaltë.
“Ndalesë rrugës për Dibër në Tunelin e Murrizit, ku mbeten 100 metrat e fundit, por për shkak të gjeologjisë tejet problematike ecet me hapa të ngadaltë, duke bërë në çdo hap përforcime speciale të strukturës përpara vendosjes së veshjes përfundimtare me beton të tunelit”- shkruan Rama.
Kreu i qeverisë shkruan se puna vijon pa pushim për të bërë më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën.
“Sidoqoftë, puna avancon pa pushim, ndërsa me durim do të kapërcehen edhe këto 100 metra, për ta bërë edhe më të lehtë e më të shpejtë lidhjen e Dibrës me Tiranën”- përfundon postimi i tij në facebook.