‘’Race for the Cure’’, zhvillohet sot gara për ngritjen e vetëdijes ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit

Race for the Cure® të bashkuar në Evropë për të trajtuar kancerin e gjirit

Sot, për herë të katërt në Shqipëri, zhvillohet një nga garat më të veçanta – event i cili organizohet në më shume se 30 shtete të tjera europiane dhe në Amerikë.

Këto katër vitet e fundit (sidomos pas pandemisë) kanë qenë një sfidë për të gjithë ne e aq më shumë për këtë grup pacientësh, të cilët janë përballur me sfida si në diagnostikim ashtu edhe në trajtim, sfida të cilat të gjithë bashkë synojmë t`i minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur.

Kjo është arsyeja pse Think Pink Europe së bashku me afro 30 organizata të kancerit të gjirit në gjithë Europën kanë marrë iniciativën për të mobilizuar njerëz nga e gjithë Evropa për të vrapuar dhe ecur në emër të kësaj kauze.
Gara për Kurën® është një garë klasike e simbolike ku njerëzit mblidhen për të ecur dhe vrapuar për kancerin e gjirit.
Të ardhurat e mbledhura nga regjistrimet do të shkojnë për blerjen e protezave të silikonit për vajzat me gratë me kancer gjiri. Europa Donna ka dhuruar deri tani 300 proteza silikoni, por nevojat janë shumë më të mëdha.
Shqipëria vijon të ngelet vendi i vetëm në Ballkan që nuk rimburson protezat e silikonit për vajzat dhe gratë me kancer gjiri.