Ndërsa mbi 27 mijë maturantë sot po matin njohuritë në provimin e fundit të Maturës Shtetërore në provimin e Lëndës me Zgjedhje, tezat e provimeve janë shpërndarë online vetëm pak minuta nga fillimi i testit këtë të hënë.
Vetëm 17 minuta nga nisa e provimit në orën 10.00 online u publikuan tezat e Ekonomisë, Biologjisë, Fizikës, Qytetarisë etj. BalkanWeb ka siguruar tezat nga provimi i Qytetarësisë dhe Biologjisë.
Më herët janë publikuar edhe tezat e gjuhës së huaj, Gjuhës shqipe dhe Letërsisë si dhe Matematikës. Kur u pyet nga gazetarët, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se nuk cënohet procesi. Ajo garantoi se asnjë test i zgjidhur jashtë provimit, nuk ka hyrë në ambientet e brendshme.
Testi i Lëndës me zgjedhje mbyll ciklin e provimeve të Maturës me peshë të rëndësishme në përzgjedhjen fitues në universitete. Asnjë provim mature deri më sot nuk i ka shpëtuar dorës misterioze që publikon tezat e provimeve.