Përplasje me forcat e policisë/ Miniatorët protestë para parlamentit, ja kërkesat e tyre

Teksa pritet të nisë seanca plenare, një grup miniatorësh janë duke protestuar para Kuvendit duke kërkuar statusin e miniatorit dhe rritjen e pensioneve. Gjatë protestës, nuk kanë munguar as përplasjet me forcat e policisë.

Një prej tyre papritur është ndjerë keq dhe është shtrirë përtokë, ndërsa është shprehur se ka probleme me zemrën dhe diabetin.

Një tjetër prej tyre i është drejtuar Parlamentit me një megafon, por është ndaluar nga një efektiv i policisë, i cili e ka tërhequr pas.

“Mos më prek me dorë”.

Këta s’meritojnë të jenë deputetët tanë, s’na kanë përfaqësuar kurrë. Ju jeni idotër. Jam një miniator i vuajtur, mos më prek me dorë o ndyrësirë. ‘- thanë ata.

Në përditësim…