‘Nuk ka paqe pa sigurinë e grave’, protestohet para fillimit të seancës për vrasjen e Liridona Murselit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, të akuzuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Para fillimit të kësaj seance në hyrje të Gjykatës janë parë edhe disa aktiviste për të drejtat e grave, të cilat kanë protestuar.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave” – thuhet në pankartën që po e mbajën këto aktiviste.