Nga sot pasaportat dhe ID-të do të prodhohen nga shteti! Çfarë do të ndodhë me çmimin

Duke nisur nga dita e sotme (1 gusht), kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shtetërore “IdentiTek”, pasi kontrata me ALEAT përfundoi më 31 korrik.

Të dhënat janë bërë zyrtare nga Ministria e Brendshme pak ditë më parë, ndërkohë që mësohet se bëhet fjalë edhe për mekanizmin se si do të operojë kompania shtetërore, drejtuesen e së cilës e kanë sjellë nga Gjermania për të qenë në krye të kësaj pune.

Mësohet se me ndërrimin e dy kompanive, të paktën për momentin nuk do të ketë ndryshime të çmimeve për t’u pajisur me një ID të re apo me një pasaporte biometrike. Për një pasaportë me një afat standard prodhimi 15-ditor duhet të paguajnë 7.500 lekë, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 lekë, derisa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1.500 lekë.