Muaj prill shënon një tjetër ulje të inflacionit, arrin në 4.6%

Inflacioni për mujin Prill zbriti në 4.6%. Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023 është 4,6%, një vit më parë ky ndryshim ishte 6,2%.

Tendenca në rënia e inflacionit duket së është është ndikuar më së shumti nga rënia e çmimeve të karburanteve, që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin rreth 240 lekë për litër, ndërsa këtë vit kanë zbritur poshtë 170 lekëve.

INFLACIONI PËR 2023

Janar       7.2 %

Shkurt     7.1 %

Mars        5.3 %

Prill         4.6 %

Por çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të shtrenjta, duke dhënë ndikimin kryesor në inflacion. Sipas INSTAT grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kanë pësuar rritjen më të madhe me 9.6 %, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje dhe mirëmbajtje e shtëpisë” të cilat pësuan një rritje me 6.7%.   Po ashtu rritje kanë pësuar edhe çmimet e  “Hoteleve, kafene dhe restoranteve” pasi sipas INSTAT në ndryshimet vjetore vihet një rritje me  me 4,5%, dhe te grupi  “Veshje dhe këpucë” kjo rritje është 3.9%.  Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transport” solli një ulje në krahasim me një vit më parë, me 10,7%, kjo për shkak të uljes së çmimeve të naftës.

GRUPET ME RRITJEN ME TË MADHE

Ushqime dhe pije joalkoolike             + 9,6%,

Mobilje dhe mirëmbajtje e shtëpisë    + 6,7%

Hotele, kafene dhe restorante              +4,5%

Veshje dhe këpucë                               +3,9%

Transporti”                                           – 10,7%

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 15,5%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 13,5 %, “mish” me 12,3%, “zarzavate” u rritën me 10,7%, “fruta” me 7,7%, “bukë dhe drithra” me 5,6%, po ashtu rritje ka pësuar edhe “sheqer, çokollata dhe mbëlsira” me 4,9%.

RRITJA E ÇMIMEVE TË USHQIMEVE

Qumësht, djathë dhe vezë                 15,5 %

Peshk                                                 13,5 %

Mish                                                   12,3 %

Zarzavate                                           10,7 %

Bukë dhe Drithra                                 5,6 %

Sheqer,çokollata dhe mbëlsira             4,9 %

 

 

Gazetare: Ermelinda Hoxhaj

Burimi: Klan News