Muaj mars shënon një rritje me 30% të numrit të turistëve

Ritmet e rritjes së turizmit këtë vit po shfaqen muaj pas muaji. Sipas të dhënave të stukturave akomoduese për muajin Mars, numri i turistëve është rritur me 29,8% krahasuar me Marsin e vitit të shkuar.  Numri i vizitorëve rezident është rritur me 15,9 %; ndërsa numri i turistëve jo-rezident është rritur me 46,6 %, pasi nga 27 mijë turistë të huaj në marsin e vitit të shkaur këtë mars janë regjsitruar mbi 40 mijë .

TURISTET E HUAJ NË MARS

 Mars 2022     27.568

Mars 2023     40.417

Nëse u referohemi shtetësisë së tyre, veç shtetasve nga Kosova që përbëjnë përqindjen më të madhe në rritje të ndjeshme janë dhe turistët nga Italia të cilat përbëjnë rreth 8% të totalit si dhe ata nga gjermania dhe anglia .

TURISTËT E HUAJ SIPAS SHTETËSISË

Kosovë            13.9 %

Itali                   8.0 %

Gjermani          2.5 %

Angli                1.7 %

Të tjera            23.2 %

Tregues tjetër pozitiv për turizmin e këtij vitit është edhe rritja e netëqëndrimeve në hotele. Instat raporton se gjatë muajin mars. Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 36,1 %, në krahasim me Mars 2022. Turistët vendas kanë një rritje me rreth 30% ndërsa rritja më e ndjeshme është nga turistët e huaj, të cilët gjatë marsit kanë shtuar me gati 45 % numrin e netëve të qëndrimit në hotelet e vendit. 

NUMRI I NETË QËNDRIMEVE

Rezident 25,8 %

Jo-rezident 44,9 %

Të huajt kanë preferuar qëndrimin në hotele por duket se rritjen më të madhe në raport me të njejtën periudhë të vitit parardhës e ka pjesa e kampingjeve, çadrave apo rulotëve, e cila ka pësuar një rritje  me 2.2 herë më shumë në mars të këtij viti. Sipas të dhënave të INSTAT jugu I vendit është prefruar më shumë nga turistët, pasi ka rritjen më të mdhe të vizitorëve me 77,8 %.

GAZETARE: ERMELINDA HOXHAJ

BURIMI: KLAN NEWS