Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim ditë e sotme me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Moldavisë, Adrian Efros, në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin moldav.
Gjatë takimit, dy ministrat kanë firmosur një marrwveshje për bashkëpunimin policor mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe është diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit në çështjet me interes të përbashkët.
Marrëveshja e firmosur sot midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë mbi bashkëpunimin policor është një hap i rëndësishëm për të rritur operacionet e përbashkëta policore dhe adresuar çështjet me rëndësi si krimi ndërkufitar, lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të lëndëve narkotike dhe qënieve njerëzore në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve tanë.
“Gjatë takimit diskutuam edhe mbi aspiratën e kahershme të dy popujve tanë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe gadishmërinë për të intensifikuar shkëmbimin e eksperiencave në kuadër të mekanzmave të rëndësishëm Europol apo Interpol”,- ëshë shprehur Balla.