Marrëveshja me emigrantët, Meloni: Risi e për t’u përsëritur! U prit me shumë interes nga partnerët europianë

“Një marrëveshje risi, inteligjente dhe që është pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë europianë’ kështu e ka komentuar kryeministrja italiane Giorgia Meloni marrëveshjen për emigrantët e firmosur më 6 nëntor me kryeministrin Edi Rama.

Por marrëveshja  ‘do të varet nga aftësia jonë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën më të mirë.”

Unë mendoj se mund të jetë një shembull për t’u përsëritur” u shpreh kryeministrja Italiane në përfundim të takimit dypalësh me kryeministrin kroat Andrej Plenkovich në Zagreb, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve.