Lumi Vjosa Park Kombëtar, reagon Di Caprio: Është bërë historia, të rrjedhë i lirë përgjithmonë

Aktori i famshëm Leonardo Di Caprio ka reaguar me një shkrim në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur lumin Vjosa Park Kombëtar.

Kujtojmë se Di Caprio ka qenë lobues për shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar. Di Caprio shkruan se lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det.

Është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.

Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!” shkroi ai në Instagram.