Kolegji Europian i Bryzhit në Tiranë, nisin sot aplikimet online
Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini në një konferencë për mediat njoftoi se nga shtatori i vitit 2024 do të nis punën në Tiranë Kolegji i Bryzhit.
Ajo shtoi se aplikimet online do të nisin që nga dita e sotme.
“Programi do të jetë rezidencial, do të jetojnë, mësojnë dhe studiojnë së bashku. Do jetë edhe program që do të përfitojë nga ekselenca akademike.
Në fund të vitit akademik do të ketë edhe diplomë. Studentë kudo nga BE dhe Ballkani Perëndimorë do të kenë këtu të njëjtat standarde.
Në duhet të bëhemi gati nga BE për ta njohur më mirë Rajonin dhe për t’u bërë gati, pasi shumica e kolegjeve të Europës bëhen zyrtarisht evropianë.
Sot ne mund t’ju njoftojmë që në shtator 2024 të nisin vitin akademik. Sot jemi gati të çelin procesin e aplikimeve online” tha ndër të tjera Mogherini.