Kanceri i gjirit/ Mjeku: Në rritje, vetëm në Gjirokastër 15 gra gjatë 2022

Rritet numri i të prekurve nga kanceri i gjirit. Vetëm në Gjirokastër raportohet për 15 raste të reja gjatë vitit që lam pas.

Sipas mjekut imazherist Ermir Mahilaj i cili ka folur për Report tv, numri i grave qe i nënshtrohen melografisë ka njohur rritje në 2022, por testimet bëhen kryesisht gjatë tetorit rozë.

Nga ekzaminimet që janë bërë në qendrën tonë në spitalin tonë 830 raste në vit, afërsisht 1-2 përqind, ku 15 deri në 17 raste kanë rezultuar me patologji gjiri”.- u shpreh Ermir Mahilaj, mjek imazherist.“Aparati i mamografisë është vënë në 2018 dhe vit pas viti ka rritje. 7 raste janë definitive në gjendje të rëndë”.

Mosha e grave te prekura është 40 deri në 50 vjeç, por nuk përjashtohen as moshat më të reja.‘Mosha më e prekur është 40-50 vjeç. Gra që kanë pasur dy shtatzani, asnjë patologji s’ka qenë mbi to. Ka pasur raste dhe tek vajzat e reja. Shërim i plotë kur kapet në fazë të hershme, kur kapet në fazë të avancuar ka fatalitet.’- u shpreh mjeku imazherist Ermir Mahilaj,

“Rekomandimi im mos e nënvlerësoni veten. Të kryejnë ekzaminime të gjitha gratë e vajzat mbi moshën 35 vjeç, fazat e hershme janë të shërueshme“.

Apeli i mjekut imazherist është vizita te shpeshta mamografike për të zbuluar në fazën e hershme këtë sëmundje.